Ligj

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Ligji nr. 10431, datë 9 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10431
Data e miratimit
9 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 89, 30 qershor 2011
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2012
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2011-06-30

LIGJ

Nr.10 431, datë 9.6.2011

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton parimet, kërkesat, përgjegjësitë, rregullat dhe procedurat e përgjithshme për garantimin e mbrojtjes në një nivel të lartë të mjedisit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 3

Objektivat e mbrojtjes së mjedisit

Objektivat e mbrojtjes së mjedisit janë:

a) parandalimi, kontrolli dhe ulja e ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve të tjera të çdo lloji;

b) ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i natyrës dhe i biodiversitetit;

c) ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë mjedisore me pjesëmarrje publike;

ç) përdorimi i matur dhe racional i natyrës dhe i burimeve të saj;

d) ruajtja dhe rehabilitimi i vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit natyror;

dh) mbrojtja dhe përmirësimi i kushteve të mjedisit;

e) mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shëndetit të njeriut.

Neni 4

Fusha e zbatimit të ligjit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.