Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, "Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë"
Ligji nr. 103/2024, datë 19 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 103/2024
- Data e miratimit
- 19 shtator 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 174, 14 tetor 2024
- Hyn në fuqi
- 29 tetor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2024-10-14
LIGJ
Nr. 103/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 72/2012, “PËR ORGANIZIMIN
DHE FUNKSIONIMIN E INFRASTRUKTURËS KOMBËTARE TË INFORMACIONIT
GJEOHAPËSINOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”1
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të
Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas pikës 10 shtohen pikat 10/1 dhe 10/2 me këtë përmbajtje:
“10/1. “Harta bazë” është një hartë që përshkruan apo paraqet informacione gjeohapësinore të
realitetit fizik të sipërfaqes së tokës për të cilën vendosen, përpunohen dhe përditësohen informacione
të tjera tematike, sipas temave të përcaktuara në nenin 11 të këtij ligji.
10/2 “Remote Sensing” është teknologjia shkencore e përftimit të të dhënave‚ paraqitjes dhe njohjes së
informacionit mbi sipërfaqen tokësore dhe të objekteve mbi të, pa qenë në kontakt me to. Kjo
mundësohet me anë të “kapjes” së ndijimeve (skanimit) dhe regjistrimit të energjisë së rrezatimit të
reflektuar dhe të emetuar nga objektet në dhe mbi sipërfaqen tokësore dhe më pas të përpunimit, të
analizimit dhe të përdorimit të informacionit të përftuar.”.
2. Pika 20 shfuqizohet.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.