PËR KRIJIMIN E SHOQËRIVE “HEC ULËZ – SHKOPET”, SHA, “HEC TIRANË, LANABREGAS”, SHA DHE “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2 SHA” DHE PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË SHOQËRIVE “HEC ULËZ – SHKOPET”, SHA DHE “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2” SHA
Ligji nr. 10430, datë 9 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10430
- Data e miratimit
- 9 qershor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 89, 30 qershor 2011
- Hyn në fuqi
- 15 korrik 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2011-06-30
LIGJ
Nr.10 430, datë 9.6.2011
PËR KRIJIMIN E SHOQËRIVE “HEC ULËZ – SHKOPET”, SHA, “HEC TIRANË,
LANABREGAS”, SHA DHE “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2 SHA” DHE
PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT
TË SHOQËRIVE “HEC ULËZ – SHKOPET”, SHA DHE “HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA
2” SHA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
1. Ngarkohet shoqëria KESH, sh.a. të bëjë ristrukturimin e saj, për efekt privatizimi, duke
shkëputur, si pjesë të kapitalit të saj, njësitë e mëposhtme:
- Hidrocentralin e Ulëzës;
- Hidrocentralin e Shkopetit;
- Hidrocentralin e Tiranës (Lanabregas);
- Hidrocentralin Bistrica 1;
- Hidrocentralin Bistrica 2.
2. Këto njësi do të organizohen në tri shoqëri anonime si më poshtë:
Shoqëria “HEC Ulëz - Shkopet”, sh .a., shoqëria “HEC Lanabregas” , sh.a., shoqëria “HEC
Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me objekt veprimtarie prodhimin e energjisë elektrike.
Të tria shoqëritë e mësipërme do të jenë me kapital 100 për qind shtetëror, me aksionar të
vetëm Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
3. Shoqëria KESH, sh. a. të bëjë ndarjen e aseteve të trupëzuar a dhe të çdo aseti tjetër, që
është pjesë e vlerës së kapitalit të këtyre shoqërive, si dhe sistemimin e llogarive financiare për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.