Akt normativ

Për disa ndryshime në ligjin nr.9645, datë 27.11.2006 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2007”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 2/2007, datë 19 dhjetor 2007, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
2/2007
Data e miratimit
19 dhjetor 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 173
Hyn në fuqi
19 dhjetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 173

AKT NORMATIV

Nr.2, datë 19.12.2007

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9645, DATË 27.11.2006 “PËR BUXHETIN E

SHTETIT TË VITIT 2007”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr.9645, datë 27.11.2006 “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2007”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet, si më poshtë:

“Neni 1

Buxheti i Shtetit për vitin 2007, është:

Të ardhurat 262 588 milionë lekë;

Shpenzimet 305 027 milionë lekë;

Deficiti 42 439 milionë lekë.

Buxheti i Shtetit përbëhet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqërore dhe buxheti

i sigurimeve shëndetësore.”.

Neni 2

Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 2

A. Fondi i konsoliduar për vitin 2007 është:

Të ardhurat 221 188 milionë lekë;

Shpenzimet 263 627 milionë lekë;

Deficiti 42 439 milionë lekë.

Fondi i konsoliduar përbëhet:

A.1 Buxheti qendror:

Të ardhurat 207 849 milionë lekë;

Shpenzimet 250 288 milionë lekë.

A.2 Buxheti i pushtetit vendor:

Të ardhurat 27 014 milionë lekë.

Nga të cilat:

Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 13 675 milionë lekë;

Shpenzimet 27 014 milionë lekë.

Neni 3

Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 3

B. Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2007, është:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.