Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN E RISHIKUAR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, NË LIDHJE ME MIRATIMIN E PARASHIKIMEVE TEKNIKE UNIFORME PËR AUTOMJETET ME RROTA, PAJISJET DHE PJESËT QË MUND TË INSTALOHEN DHE/OSE PËRDOREN TEK AUTOMJETET ME RROTA DHE KUSHTET PËR NJOHJEN RECIPROKE TË APROVIMEVE TË DHËNA MBI BAZËN E KËTYRE PARASHIKIMEVE”

Ligji nr. 10432, datë 16 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10432
Data e miratimit
16 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 5 korrik 2011
Hyn në fuqi
20 korrik 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2011-07-05

LIGJ

Nr.10 432, datë 16.6.2011

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN E RISHIKUAR TË KOMBEVE TË BASHKUARA, NË LIDHJE ME MIRATIMIN E PARASHIKIMEVE TEKNIKE UNIFORME PËR AUTOMJETET ME RROTA, PAJISJET DHE PJESËT QË MUND TË INSTALOHEN DHE/OSE PËRDOREN TEK AUTOMJETET ME RROTA DHE KUSHTET PËR NJOHJEN RECIPROKE TË APROVIMEVE TË DHËNA MBI BAZËN E KËTYRE PARASHIKIMEVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen e rishikuar të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me miratimin e parashikimeve teknike uniforme për automjetet me rrota, pajisjet dhe pjesët që mund të instalohen dhe/ose përdoren tek automjetet me rrota dhe kushtet për njohjen reciproke të aprovimeve të dhëna mbi bazën e këtyre parashikimeve”, hyrë në fuqi më 16 tetor 1995.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7034, datë 29.6.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bamir Topi

KOMISIONI EKONOMIK PËR EUROPËN

KOMITETI I TRANSPORTIT VENDAS

MARRËVESHJE

NË LIDHJE ME MIRATIMIN E PARASHIKIMEVE TEKNIKE UNIFORME PËR AUTOMJETET ME RROTA, PAJISJET DHE PJESËT QË MUND TË INSTALOHEN DHE/OSE PËRDOREN TEK AUTOMJETET ME RROTA DHE KUSHTET PËR NJOHJEN RECIPROKE TË APROVIMEVE TË DHËNA MBI BAZËN E KËTYRE PARASHIKIMEVE

Rishikimi 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.