PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 10433, datë 16 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10433
- Data e miratimit
- 16 qershor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 90, 5 korrik 2011
- Hyn në fuqi
- 20 korrik 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2011-07-05
LIGJ
Nr.10 433, datë 16.6.2011
PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton parimet e përgjithshme të inspektimit, organizimin e institucioneve publike, që kryejnë funksione inspektimi, statusin e inspektorëve, rregullat e procedimit administrativ të inspektimit dhe krijimin e funksionet e Inspektoratit Qendror.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Ky ligj është i zbatueshëm për funksionet e inspektimit në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore dhe të njësive të qeverisjes vendore, përveç:
a) inspektimit të brendshëm me karakter administrativ në sektorin publik;
b) auditimit të brendshëm në sektorin publik dhe inspektimit financiar publik;
c) kontrollit tatimor dhe atij doganor;
ç) inspektimit të autoritetit përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit;
d) inspektimit të lojërave të fatit.
2. Dispozitat e këtij ligji plotësohen me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurave Administrative.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.