PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002 “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10434, datë 23 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10434
- Data e miratimit
- 23 qershor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 12 korrik 2011
- Hyn në fuqi
- 27 korrik 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2011-07-12
LIGJ
Nr.10 434, datë 23.6.2011
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8872, DATË 29.3.2002 “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Sistemi i arsimit dhe formimit profesional” (më poshtë AFP) është sistemi që përfshin të gjitha llojet e institucioneve që mbështesin dhe ofrojnë të gjitha llojet e programeve të arsimit dhe kurseve të formimit, sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve për nivelet 2, 3, 4 dhe 5.
b) “Të nxënit formal në AFP” është të nxënit që kryhet në një mjedis të organizuar dhe të strukturuar, të tilla si: institucionet e arsimit të lartë, shkollat, qendrat e formimit ose në punë dhe që është hartuar qartë si formë mësimore, në lidhje me objektivat, kohën dhe burimet. Të nxënit formal është i qëllimshëm dhe i planifikuar nga nxënësi, kursanti apo studenti. Përfundimi i këtij të nxëni certifikohet;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.