Ligj

PËR SHËRBIMIN E KËRKIM-SHPËTIMIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 10435, datë 23 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10435
Data e miratimit
23 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 12 korrik 2011
Hyn në fuqi
27 korrik 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2011-07-12

LIGJ

Nr.10 435, datë 23.6.2011

PËR SHËRBIMIN E KËRKIM-SHPËTIMIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i autoriteteve, rregullave dhe procedurave për organizimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit, me qëllim shpëtimin e jetës njerëzore, duke përdorur me efektivitet të gjitha burimet e mundshme në kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, në raste fatkeqësish të ndryshme, duke ndërhyrë, kërkuar, gjetur dhe shpëtuar persona të humbur ose të zhdukur.

Neni 2

Fusha e zbatimit të ligjit

Ky ligj zbatohet në hapësirën tokësore, detare e në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe në zonat e përgjegjësisë, të ndara sipas marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Faza e alarmit” është situata kur mendohet se mjeti ajror/anija ose njësia tokësore janë të pasigurta.

2. “Faza e emergjencës” është situata që tregon, sipas rastit, fazë pasigurie, alarmi ose rreziku.

3. “Faza e paqartësisë” është një situatë kur ekziston paqartësia në lidhje me sigurinë e mjetit dhe personave në bord.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.