Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES “PËR KRIJIMIN E AKADEMISË NDËRKOMBËTARE ANTIKORRUPSION, SI ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE”

Ligji nr. 10437, datë 28 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10437
Data e miratimit
28 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 12 korrik 2011
Hyn në fuqi
27 korrik 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2011-07-12

LIGJ

Nr.10 437, datë 28.6.2011

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES “PËR KRIJIMIN E AKADEMISË NDËRKOMBËTARE ANTIKORRUPSION, SI ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja “Për krijimin e Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, si organizatë ndërkombëtare”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7043, datë 6.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

PËR KRIJIMIN E AKADEMISË NDËRKOMBËTARE ANTIKORRUPSION SI ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE

Palët,

duke vërejtur kontributin e rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), si mbrojtëse e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC);

duke pranuar përgatitjet e bëra në nivel ndërkombëtar dhe në veçanti përpjekjet e konsiderueshme të Republikës së Austrisë në bashkëpunim të ngushtë me UNODC-në, si edhe ato të palëve të tjera themeluese për krijimin e Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, IACA (në vijim e referuar si “Akademia”) dhe mbështetjen e tyre të fuqishme për Akademinë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.