Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR REDUKTIMIN E MËTEJSHËM TË ÇLIRIMIT TË SQUFURIT” TË KONVENTËS “PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË RREZE TË GJATË”, 1979

Ligji nr. 10436, datë 28 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10436
Data e miratimit
28 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 12 korrik 2011
Hyn në fuqi
27 korrik 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2011-07-12

LIGJ

Nr.10 436, datë 28.6.2011

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN “PËR

REDUKTIMIN E MËTEJSHËM TË ÇLIRIMIT TË SQUFURIT” TË KONVENTËS “PËR

NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË RREZE TË GJATË”, 1979

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në protokollin “Për reduktimin e mëtejshëm të çlirimit të

squfurit” të konventës “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në rreze të gjatë”, 1979, sipas tekstit

bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.7042, datë 6.7.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.