Ligj

PËR PJESËMARRJEN E POLICISË SË SHTETIT NË MISIONE POLICORE, PAQERUAJTËSE DHE HUMANITARE JASHTË VENDIT

Ligji nr. 10438, datë 28 qershor 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10438
Data e miratimit
28 qershor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 91, 8 korrik 2011
Hyn në fuqi
23 korrik 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 91, datë 2011-07-08

LIGJ

Nr.10 438, datë 28.6.2011

PËR PJESËMARRJEN E POLICISË SË SHTETIT NË MISIONE POLICORE, PAQERUAJTËSE DHE HUMANITARE JASHTË VENDIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit në misione policore, paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kartën e Kombeve të Bashkuara, parimet e Organizatës së Atlantikut të Veriut, dokumentet e sigurisë së Bashkimit Europian dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Pjesëmarrja në misione policore, paqeruajtëse dhe humanitare

Me pjesëmarrje në misione policore, paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit, në zbatim të këtij ligji, kuptojmë:

1. Pjesëmarrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë në misionet policore ndërkombëtare.

2. Pjesëmarrjen në misione paqeruajtëse dhe humanitare ndërkombëtare.

Neni 3

Statusi i punonjësve të Policisë së Shtetit jashtë vendit

Dërgimi i punonjësve të Policisë së Shtetit jashtë vendit bëhet vetëm në rastet kur, paraprakisht, është arritur një marrëveshje ndërkombëtare për statusin e tyre në vendin ku do të ushtrojnë misionin.

Neni 4

Delegimi i autoritetit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.