Ligj

PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS

Ligji nr. 10440, datë 7 korrik 2011, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 tetor 2020.

Numri
10440
Data e miratimit
7 korrik 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 101, 1 gusht 2011
Hyn në fuqi
1 shkurt 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2011-08-01

LIGJ

Nr.10 440, datë 7.7. 2011

PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të sigurojë:

a) një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, përmes parandalimit, minimizimit dhe kompensimit të dëmeve në mjedis, nga projekte të propozuara që përpara miratimit të tyre për zhvillim;

b) garantimin e një procesi të hapur vendimmarrjeje, gjatë identifikimit, përshkrimit dhe vlerësimit të ndikimeve negative në mjedis, në mënyrën dhe kohën e duhur, si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në të.

Neni 2

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i kërkesave, përgjegjësive, rregullave dhe procedurave për vlerësimin e ndikimeve të rëndësishme negative në mjedisin e Republikës së Shqipërisë, të projekteve të propozuara, private apo publike.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për projektet e propozuara, private apo publike, të cilat mund të shkaktojnë ndikime të rëndësishme negative, të drejtpërdrejta ose jo, në mjedis, si pasojë e madhësisë, natyrës apo vendndodhjes së tyre.

Neni 4

Kërkesat e përgjithshme për vlerësimin e ndikimit në mjedis të një projekti

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 tetor 2020 · 128/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.