PËR DËRGIMIN NË BOSNJË-HERCEGOVINË TË NJË GRUPI TË ASGJËSIMIT TË MUNICIONEVE DHE EKSPLOZIVËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN “ALTHEA” TË BASHKIMIT EUROPIAN
Akti normativ nr. 2/2008, datë 8 prill 2008, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 2/2008
- Data e miratimit
- 8 prill 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 52
- Hyn në fuqi
- 8 prill 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 52
AKT NORMATIV
Nr.2, datë 8.4.2008
PËR DËRGIMIN NË BOSNJË-HERCEGOVINË TË NJË GRUPI TË ASGJËSIMIT TË MUNICIONEVE DHE EKSPLOZIVËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN “ALTHEA” TË BASHKIMIT EUROPIAN
Në mbështetje të neneve 12, pika 3, dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Dërgimin në Bosnjë-Hercegovinë, si kontribut i Republikës së Shqipërisë, të një grupi të asgjësimit të municioneve dhe eksplozivëve (AME), të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për të marrë pjesë në operacionin “ALTHEA” të Bashkimit Europian, në zbatim të rezolutës nr.1551, datë 9.7.2004 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Neni 2
Ushtarakët, që do të marrin pjesë në operacionin “ALTHEA”, për ditët e qëndrimit në këtë operacion, veç pagës mujore marrin, për vështirësi shërbimi, edhe një shpërblim ditor, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 3
Ligji nr.9315, datë 11.11.2004 “Për dërgimin e kompanisë paqeruajtëse shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, për të marrë pjesë në operacionin “ALTHEA” të Bashkimit Europian”, shfuqizohet.
Neni 4
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
KOSTJA INDIVIDUALE
Nr. | Kostoja individuale | Nr.i personave | Vlera ditore | Ditë | Shuma/euro | Shuma 000/lekë
I | DIETA | 13 | 70 | 180 | 163800 | 20311
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.