PËR DËRGIMIN NË REPUBLIKËN E ÇADIT DHE NË REPUBLIKËN E AFRIKËS QENDRORE, SI KONTRIBUT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË NJË KOMPANIE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN “EUFOR TCHAD/RCA”, TË BASHKIMIT EUROPIAN
Akti normativ nr. 3/2008, datë 28 maj 2008, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 3/2008
- Data e miratimit
- 28 maj 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59-e
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 59-e
AKTNORMATIV
Nr. 3, datë 28.5.2008
PËR DËRGIMIN NË REPUBLIKËN E ÇADIT DHE NË REPUBLIKËN E AFRIKËS QENDRORE, SI KONTRIBUT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË NJË KOMPANIE TË FORCAVE TË ARMATOSURA, PËR TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN “EUFOR TCHAD/RCA”, TË BASHKIMIT EUROPIAN
Në mbështetje të neneve 12 pika 3 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Dërgimin në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, të një kompanie të Forcave të Armatosura, në kuadër të kontributit të Republikës së Shqipërisë, në operacionin “EUFOR Tchad/RCA”, të Bashkimit Europian, në zbatim të rezolutës nr. 1778, datë 25.9.2007, të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Neni 2
Misioni i autorizuar i kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të jetë, si më poshtë vijon:
1. Sigurimi i Shtabit të Përgjithshëm të EUFOR-it, me vendndodhje në qytetin e N’Dajmenës, Republika e Çadit.
2. Patrullimi në rajonin e qytetit të N’Dajmenës.
3. Shoqërimi dhe sigurimi i personaliteteve civile dhe ushtarake, të rëndësishme, nga aeroporti në kamp, e anasjelltas.
4. Shoqërimi dhe sigurimi i trupave, që mund të lëvizin nga kampi, që ndodhet në qytetin N’Dajmena, për kampin, që ndodhet në qytetin Abéché, përfshirë edhe sigurimin e këtyre trupave, sipas situatës operacionale.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.