Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 43/2020, "Për aktivitetet e turizmit detar"

Ligji nr. 105/2024, datë 19 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
105/2024
Data e miratimit
19 shtator 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 174, 14 tetor 2024
Hyn në fuqi
29 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2024-10-14

LIGJ

Nr. 105/2024

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 43/2020, “PËR AKTIVITETET E

TURIZMIT DETAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 43/2020 “Për aktivitetet e turizmit detar” bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pika 14 ndryshohet si më poshtë:

“14. “Operator i turizmit detar” është ai subjekt, që ushtron aktivitete të turizmit detar, i cili është i

certifikuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, sipas parashikimeve të këtij ligji.”.

Neni 2

Në nenin 5 bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Në pikën 1 fjala “të licencuar” zëvendësohet me fjalën “të certifikuar”;

b) Pika 2 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 12, në pikën 1 bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Fjalët “operator turistik detar” zëvendësohen me fjalët “operator i turizmit detar”.

b) Fjala “i licencuar” zëvendësohet me fjalën “i certifikuar”.

Neni 4

Në nenin 24 bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Në pikën 1 në shkronjën “ç” fjala “licencën” hiqet.

b) Në pikën 3 fjalët “lejes/licencës” hiqen.

Neni 5

Në nenin 25 bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Pika 2 shfuqizohet.

b) Në pikën 3 fjalët “sipas pikave 1 dhe 2” zëvendësohen me fjalët “sipas pikës 1”.

Neni 6

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 19.9.2024.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.