Akt normativ

PËR PRIVATIZIMIN DHE DHËNIEN NË PËRDORIM SHOQËRIVE TREGTARE DHE INSTITUCIONEVE SHTETËRORE TË NDËRMARRJEVE APO OBJEKTEVE TË VEÇANTA, MJETEVE KRYESORE DHE MJETEVE TË XHIROS SË KËTYRE NDËRMARRJEVE

Akti normativ nr. 4/2008, datë 9 korrik 2008, nga Këshilli i Ministrave. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 maj 2024.

Numri
4/2008
Data e miratimit
9 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59-e
Hyn në fuqi
9 korrik 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 59-e

AKT NORMATIV

Nr.4, datë 9.7.2008

PËR PRIVATIZIMIN DHE DHËNIEN NË PËRDORIM SHOQËRIVE TREGTARE DHE

INSTITUCIONEVE SHTETËRORE TË NDËRMARRJEVE APO OBJEKTEVE TË VEÇANTA,

MJETEVE KRYESORE DHE MJETEVE TË XHIROS SË KËTYRE NDËRMARRJEVE

Në mbështetje të nenit 101, të Kushtetutës, me propozimin e Min istrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi i këtij akti normativ është përcaktimi i organeve dhe i kompetencave, që ato kanë, për

privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo

objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve.

Neni 2

Me privatizim kuptohet procesi i transferimit të së drejtës së pronësisë shtetërore te personi

juridik ose fizik, privat.

Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit,

si: shitjes me ankand, tenderit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteret për vlerësimin e pronës

shtetërore, që privatizohet, si dhe procedurat e format e privatizimit përcaktohen me vendim të Këshillit të

Ministrave.

Neni 3

Kalimi i pronës shtetërore në pronë private drejtohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, e

cila përcakton kohën dhe formën e realizimit të privatizimit, për të gjitha pasu ritë shtetërore, që i

nënshtrohen këtij procesi.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 5 shkurt 2015 · 3/2015 · Për një ndryshim në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008
  2. 20 qershor 2019 · 37/2019 · Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008 dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015
  3. 16 maj 2024 · 50/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave "Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve", miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.