Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të MInistrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022, për projektin "Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri"
Ligji nr. 106/2024, datë 3 tetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 106/2024
- Data e miratimit
- 3 tetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 177, 21 tetor 2024
- Hyn në fuqi
- 5 nëntor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2024-10-21
LIGJ
Nr. 106/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS
FEDERALE TË GJERMANISË MBI BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2022, PËR
PROJEKTIN “PROGRAMI PËR NJË ZHVILLIM URBAN REZISTENT NDAJ
NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë
së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2022, për projektin “Programi për
një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 3.10.2024.
Shpallur me dekretin nr. 358, datë 16.10.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË MBI BASHKËPUNIMIN
TEKNIK 2022
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë,
në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës
Federale të Gjermanisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.