Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10465, datë 29.9.2011, "Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
Ligji nr. 107/2024, datë 17 tetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 107/2024
- Data e miratimit
- 17 tetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 191, 12 nëntor 2024
- Hyn në fuqi
- 27 nëntor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 191, datë 2024-11-12
LIGJ
Nr. 107/2024
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 465, DATË 29.9.2011,
“PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I
NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj:
1. Fjalët “struktura/strukturës/strukturën përgjegjëse për veterinarinë në ministri” dhe fjalët
“struktura/strukturës/strukturën
fjalët
për
“autoriteti/autoritetit/autoritetin kompetent qendror”.
zëvendësohen me
veterinarinë”
përgjegjëse
2. Shkurtesa “OIE” zëvendësohet me emërtesën “Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve”.
3. Shkurtesa “SPV” zëvendësohet me shkurtesën “AKQ”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 5/1 ndryshohet si më poshtë:
“5/1. Autoriteti kompetent qendror është drejtoria përgjegjëse për veterinarinë në ministri.”.
2. Pas pikës 7 shtohet pika 7/1 me këtë përmbajtje:
“7/1. “Autorizim prodhimi për produktin mjekësor veterinar” është dokumenti që i
lëshohet
prodhuesit vendor nga Komisioni i Verifikimit të Kushteve të Prodhimit, pasi ky i fundit ka vërtetuar se
prodhuesi vendor ka përmbushur standardet e praktikës së mirë të prodhimit.”.
3. Pas pikës 8/1 shtohen pikat 8/2, 8/3 dhe 8/4 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.