Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10448, datë 14.7.2011, "Për lejet e mjedisit", i ndryshuar

Ligji nr. 108/2024, datë 17 tetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
108/2024
Data e miratimit
17 tetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 194, 15 nëntor 2024
Hyn në fuqi
30 nëntor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2024-11-15

LIGJ

Nr. 108/2024

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 448, DATË 14.7.2011,

“PËR LEJET E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Kudo në tekstin e ligjit fjalët “inspektorati/inspektoratit shtetëror kompetent” zëvendësohen

përkatësisht me fjalët “struktura/strukturës përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”.

Neni 2

Në nenin 25 bëhen këto ndryshime:

1. Pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:

“2. Tarifat për lejet e mjedisit të tipave A dhe B paguhen në llogarinë e Agjencisë Kombëtare të

Mjedisit.

3. Operatorët e instalimeve të tipave A dhe B paguajnë çdo vit një tarifë vjetore në llogarinë e

Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, duke u identifikuar nëpërmjet numrit të lejes (PN-së) përkatëse, duke

përcjellë gjithmonë një kopje të mandatit të pagesës pranë AKM-së dhe ARM-së ku ndodhet instalimi.”.

2. Pika 5 shfuqizohet.

Neni 26 shfuqizohet.

Neni 3

Neni 4

Neni 27 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 27

Shfuqizimi dhe pezullimi i lejeve të mjedisit

1. Ministri, me propozim të AKM-së, për lejet e mjedisit të tipave A dhe B, pezullon ose shfuqizon

lejen e mjedisit kur:

1/1. Në rast pezullimi:

a) paraqitet kërkesë nga vetë mbajtësi i lejes;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.