Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 109/2024, datë 31 tetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 109/2024
- Data e miratimit
- 31 tetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 200, 27 nëntor 2024
- Hyn në fuqi
- 12 dhjetor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 200, datë 2024-11-27
LIGJ
Nr. 109/2024
PËR SHKENCËN DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe i procedurave për organizimin dhe funksionimin
e sistemit të shkencës dhe të kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj është i zbatueshëm
për çdo institucion apo entitet, që është pjesë e sistemit të shkencës dhe kërkimit shkencor. Ky ligj është
i zbatueshëm për institucionet e arsimit të lartë për aq kohë sa nuk vjen në kundërshtim me ligjin e arsimit
të lartë.
Neni 2
Qëllimi dhe objektivat
1. Ky ligj ka për qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin dhe funksionimin e një sistemi bashkëkohor
të shkencës dhe kërkimit shkencor, dhe rregullimin e garantimin e mundësimit të financimit të këtij
sistemi nga burime të ndryshime financimi, sipas përcaktimeve në këtë ligj.
2. Ligji synon arritjen e objektivave si më poshtë:
a) sigurimin e produkteve të kërkimit shkencor, që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit,
mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik, si dhe konsolidimin e identitetit dhe mbrojtjen e interesave
kombëtarë;
b) përvetësimin e aftësive dhe të njohurive të reja, transferimin e tyre për përfitimin e përgjithshëm
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.