Akt normativ

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10025, DATË 27.10.2008 “PËR BUXHETIN E VITIT 2009”, TË NDRYSHUAR

Akti normativ nr. 10/2009, datë 23 dhjetor 2009, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
10/2009
Data e miratimit
23 dhjetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 187
Hyn në fuqi
23 dhjetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 187

AKT NORMATIV

Nr.10, datë 23.12.2009

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10025, DATË 27.11.2008 “PËR BUXHETIN E VITIT 2009”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr.10 025, datë 27.11.2008 “Për buxhetin e vitit 2008”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 1

Buxheti për vitin 2009 është:

Të ardhurat | 319 893 milionë lekë;

Shpenzimet | 401 512 milionë lekë;

Deficiti | 81 620 milionë lekë.

Buxheti përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore.”.

Neni 2

Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 2

Buxheti i Shtetit për vitin 2009 është:

Të ardhurat | 251 280 milionë lekë;

Shpenzimet | 332 900 milionë lekë;

Deficiti | 81 620 milionë lekë.”.

Neni 3

Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 4

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2009 është:

1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:

- Të ardhurat, gjithsej | 67 109 milionë lekë.

Nga të cilat: |

- kontributet | 44 122 milionë lekë;

- transferimet nga Buxheti i Shtetit | 22 987 milionë lekë.

- Shpenzimet | 67 109 milionë lekë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.