Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007 "Për fondin kullosor", i ndryshuar

Ligji nr. 111/2024, datë 31 tetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
111/2024
Data e miratimit
31 tetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 205, 5 dhjetor 2024
Hyn në fuqi
20 dhjetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 205, datë 2024-12-05

LIGJ

Nr. 111/2024

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9693, DATË 19.3.2007,

“PËR FONDIN KULLOSOR”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 10 pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:

“3/1. Në rastet kur në fondin kullosor publik dhe privat janë miratuar vendimmarrje të Këshillit

Kombëtar të Territorit dhe Ujit për zhvillime turistike, nuk ndiqet procedura e heqjes nga fondi kullosor,

por struktura e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave bashkiake, pasi merr dijeni, bën azhurnimin kadastral

në kadastrën e fondit kullosor dhe e raporton atë në sistemin ALFIS.”.

Neni 2

Në nenin 17 pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Sipërfaqe të caktuara dhe toka të fondit kullosor mund të jepen në përdorim për të zhvilluar në to

veprimtari shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike dhe për prodhimin e energjisë së rinovueshme

mbështetur në kërkesat si më poshtë:

a) për lejimin e veprimtarive shoqërore, shëndetësore, sportive e turistike kërkohet që këto veprimtari:

i. të jenë të parashikuara në planin e mbarështimit të kullotës apo livadhit, ose kur nuk bie në

kundërshtim me synimet e kërkesat e këtij plani;

ii. të mos dëmtojnë mjedisin rrethues dhe të mos sjellin pasoja të vazhdueshme negative mbi të;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.