Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 435, datë 23.6.2011, "Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë"

Ligji nr. 110/2024, datë 31 tetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
110/2024
Data e miratimit
31 tetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 199, 26 nëntor 2024
Hyn në fuqi
11 dhjetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 199, datë 2024-11-26

LIGJ

Nr. 110/2024

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 435, DATË 23.6.2011,

“PËR SHËRBIMIN E KËRKIM-SHPËTIMIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”,

bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet dhe bëhet “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit (SAR) në Republikën e

Shqipërisë në rast aksidentesh ajrore dhe detare”.

Neni 2

Në nenin 1 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

1. Pas fjalëve “shërbimit të kërkim-shpëtimit” shtohet shkurtesa “SAR”.

2. Fjalët “fatkeqësish të ndryshme” zëvendësohen me fjalët “aksidentesh të ndryshme ajrore, detare

dhe në ujërat e brendshme”.

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

Neni 3

“Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “ARCC” është Qendra Ajrore e Koordinim-Shpëtimit, përgjegjëse për operacionet aeronautike të

kërkimit e të shpëtimit.

b) “Emergjenca SAR” është situata e krijuar në rastet e aksidenteve të ndryshme ajrore dhe detare që

nënkupton, sipas rastit, një fazë emergjence SAR.

c) “Faza e emergjencës SAR” është situata që tregon, sipas rastit, fazë pasigurie, alarmi ose rreziku të

vendosura e të pranuara nga autoritetet ndërkombëtare detare dhe ajrore të ICAO/IMO, nëpër të cilat

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.