Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023
Ligji nr. 112/2024, datë 7 nëntor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 112/2024
- Data e miratimit
- 7 nëntor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 197, 21 nëntor 2024
- Hyn në fuqi
- 6 dhjetor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2024-11-21
LIGJ
Nr. 112/2024
PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2023
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158 të Kushtetutës dhe nenit 63, të ligjit nr. 9936, datë
26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit
Miratohet raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit për vitin 2023 sipas dokumenteve
të mëposhtme, që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse të tij:
a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit për vitin 2023;
b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2023 në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat
e realizuar;
c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij për vitin 2023;
ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës për vitin 2023;
d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së
përgjithshme gjatë vitit 2023.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 7.11.2024.
Shpallur me dekretin nr. 392, datë 19.11.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.