Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju Jork në datën 10.12.2008

Ligji nr. 113/2024, datë 14 nëntor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
113/2024
Data e miratimit
14 nëntor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 207, 11 dhjetor 2024
Hyn në fuqi
26 dhjetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 207, datë 2024-12-11

LIGJ

Nr. 113/2024

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN OPSIONAL

TË PAKTIT NDËRKOMBËTAR PËR TË DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE

DHE KULTURORE, BËRË NË NJU-JORK, NË DATËN 10.12.2008

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat

Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, bërë në Nju-Jork, në datën 10.12.2008, sipas tekstit që i bashkëlidhet

këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 14.11.2024.

Shpallur me dekretin nr. 400, datë 6.12.2024 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

Asambleja e Përgjithshme miratoi Rezolutën A/RES/63/117, më 10 dhjetor 2008

Protokolli Opsional i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore

Asambleja e Përgjithshme,

Duke marrë parasysh miratimin nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, me Rezolutën 8/2, të datës 18

qershor 2008, të Protokollit Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe

Kulturore:

1. Miraton Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe

Kulturore, teksti i të cilit i bashkëlidhet kësaj rezolute.

2. Rekomandon që Protokolli Opsional të hapet për nënshkrim në një ceremoni nënshkrimi që do të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.