Akt normativ

për LEJIMIN E MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT TË ZHVILLOJË PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM, PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT, PËR OBJEKTET E MBROJTJES NGA PËRMBYTJA DHE TË KULLIMIT NË ZONËN E SHKODRËS E TË LEZHËS, TË PLANIFIKUARA NË BUXHETIN E VITIT 2011

Akti normativ nr. 1/2011, datë 26 janar 2011, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
1/2011
Data e miratimit
26 janar 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7
Hyn në fuqi
26 janar 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 7

AKT NORMATIV

Nr.1, datë 26.1.2011

PËR LEJIMIN E MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË

KONSUMATORIT TË ZHVILLOJË PROCEDURËN E PROKURIMIT ME NEGOCIM, PA

SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT, PËR OBJEKTET E MBROJTJES NGA

PËRMBYTJA DHE TË KULLIMIT NË ZONËN E SHKODRËS E TË LEZHËS, TË

PLANIFIKUARA NË BUXHETIN E VITIT 2011

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Lejimin e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, që për financimet e

planifikuara në buxhetin e vitit 2011, për objektet e mbrojtjes nga përmbytja dhe të kullimit, në zonat e

Shkodrës e të Lezhës, të prekura nga përmbytja, të përdorë procedurën e prok urimit me negocim, pa

shpallje paraprake të njoftimit, në përputhje me nenin 33 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për

prokurimin publik”, të ndryshuar.

Neni 2

Lista e objekteve, që do të prokurohen sipas nenit 1, të jepet me hollësi nga Ministria e Bujqësisë,

Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas përfundimit të projekteve të zbatimit.

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.