Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe Qeverisë së Konfederatës Zviceriane, përfaqësuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin "Bashki të forta" (BTF), faza 2"
Ligji nr. 114/2024, datë 14 nëntor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 114/2024
- Data e miratimit
- 14 nëntor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 208, 12 dhjetor 2024
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 208, datë 2024-12-12
LIGJ
Nr. 114/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRI I SHTETIT
PËR PUSHTETIN VENDOR, DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM, QË VEPRON PËRMES AMBASADËS SË ZVICRËS NË SHQIPËRI, PËR PROJEKTIN “BASHKI TË FORTA (BTF), FAZA 2”
Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që vepron përmes Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.11.2024.
Shpallur me dekretin nr. 401, datë 6.12.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
MARRËVESHJE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.