Për librin në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 9616, datë 27 shtator 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 korrik 2026.
- Numri
- 9616
- Data e miratimit
- 27 shtator 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 112, 25 tetor 2006
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2006-10-25
LIGJ
Nr.9616, datë 27.9.2006
PËR LIBRIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Të shpallë veprimtari me interes publik e kombëtar prodhimin, mbrojtjen, përhapjen dhe
promovimin e librit dhe të produkteve të përafërta me të në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Të ndikojë në krijimin e ndërgjegjes publike për vlerën dhe funksionin e librit, si faktor
parësor në formimin dhe informimin e personit dhe personalitetit njerëzor në transmetimin e dijeve, në
përhapjen e kulturës dhe në nxitjen e hulumtimit shkencor.
3. Të demokratizojë qasjen ndaj librit dhe të nxisë shprehitë e leximit.
4. Të garantojë dhe të promovojë qarkullimin e lirë të librit e të produkteve të përafërta me të,
si dhe përhapjen e tyre brenda dhe jashtë territorit shtetëror, nëpërmjet çdo teknike dhe/ose teknologjie
të krijuar ose që do të krijohet.
5. Të mbrojë dhe të nxisë zhvillimin e industrisë botuese të librit, në të mirë të interesave të
publikut.
Neni 2
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave në fushën e prodhimit, botimit, ruajtjes,
mbrojtjes, përhapjes dhe promovimit të librit e të produkteve të përafërta me të në territorin e
Republikës së Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 18 shkurt 2010 · 10238 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”
- 16 korrik 2026 · 73/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshua
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.