Ligj

PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT

Ligji nr. 8097, datë 21 mars 1996, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 dhjetor 2020.

Numri
8097
Data e miratimit
21 mars 1996
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 7 maj 1996
Hyn në fuqi
1 prill 1996
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 1996-05-07

LIGJ

Nr.8097, datë 21.3.1996

PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË

FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

1. Me termin “Ligj për sigurimet shoqërore” do të kuptohet ligj i nr.7703, datë 11.5.1993

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

2. Me termin “Sigurim shoqëror i detyrueshëm” do të kuptohet si gurimi sipas ligjit

nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

3. Me termin “Kushtetuese” do të kuptohet legjislacioni kushtetues.

4. Me termin “Përfitime shtetërore suplementare” do të kuptohen përfitimet që jepen

sipas këtij ligji.

5. Me termin “Vite shërbimi” do të kuptohen vitet e punës së kryer në një nga funksionet

që burojnë nga Kushtetuta ose një nga detyrat në administratën publike, sipas listës së miratuar

nga Këshilli i Ministrave.

6. Me termin “Aksident në shërbim” do të kuptohet ndryshimi i gjendjes shëndetësore (i

njohur nga KMCAP sipas ligjit për sigurimet shoqërore), ose vde kja për shkak dhe gjatë kryerjes

së funksionit a detyrës (për këto të fundit sipas përkufizimeve të dhëna në këtë nen).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 qershor 1999 · 8500 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”
  2. 8 maj 2003 · 9061 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8500, DATË 10.6.2000
  3. 5 nëntor 2007 · 9827 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
  4. 15 shtator 2008 · 9990 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
  5. 26 mars 2015 · 27/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar
  6. 23 dhjetor 2020 · 166/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.