PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 418, DATË 21.4.2011 “PËR LEGALIZIMIN E KAPITALIT DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR”, TË NDRYSHUAR
Akti normativ nr. 1/2012, datë 30 mars 2012, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 1/2012
- Data e miratimit
- 30 mars 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28
- Hyn në fuqi
- 30 mars 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 28
AKT NORMATIV
Nr.1, datë 30.3.2012
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 418, DATË 21.4.2011 “PËR LEGALIZIMIN E
KAPITALIT DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministr it të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit
tatimor dhe doganor”, të ndryshuar , bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në pikën 1 të nenit 27, shprehja “… br enda kohës së zbatimit të këtij ligji …” , zëvendësohet me
shprehjen “… brenda datës 31.8.2012 …”.
Neni 2
Në nenin 35, pas fjalisë së parë, shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:
“Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme nga individët, në përputhje me nenin 27 të këtij ligji, mund
të realizohet deri në datën 31.8.2012.”.
Neni 3
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.