PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MARRJEN E MASAVE TË MENJËHERSHME NDAJ SUBJEKTEVE QË GJENEROJNË ZHURMË TEJ NORMAVE TË LEJUARA NË QENDRAT URBANE DHE ZONAT TURISTIKE E BREGDETARE
Akti normativ nr. 2/2012, datë 25 korrik 2012, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 2/2012
- Data e miratimit
- 25 korrik 2012
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 89
- Hyn në fuqi
- 25 korrik 2012
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 89
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 25.7.2012
PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MARRJEN E MASAVE TË MENJËHERSHME NDAJ
SUBJEKTEVE QË GJENEROJNË ZHURMË TEJ NORMAVE TË LEJUARA NË QENDRAT
URBANE DHE ZONAT TURISTIKE E BREGDETARE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, m e propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Krijimin e task-forcës në nivel qarku për marrjen e masave të menjëhershme për përballimin e situatës
së kriju ar nga ushtrimi i aktiviteteve ekonomike, që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat
urbane, zonat turistike dhe bregdetare.
Neni 2
1. Task-forca drejtohet nga prefekti i qarkut përkatës dhe ka në përbërje:
a) kryetarin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit në nivel qarku;
b) inspektorë të njësive inspektuese të Inspektoratit të Mjedisit në nivel qarku;
c) punonjës të shërbimeve të Policisë së Shtetit;
ç) inspektorë të policisë së bashkisë ose komunës, sipas juridikisonit territorial përkatës;
d) specialistë të Institutit të Shëndetit Publik dhe të strukturave vendore të shëndetit publik;
dh) përfaqësues të prefektit të qarkut;
e) inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Punës në nivel qarku.
2. Punonjësit e task- forcës zbatojnë detyrimet e caktuara nga legjislacioni i posaçëm dhe ky akt
normativ.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.