Akt normativ

Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e Forcave Ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare - amfibe “Albanian Lion, 2013”

Akti normativ nr. 4/2013, datë 21 maj 2013, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
4/2013
Data e miratimit
21 maj 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 86
Hyn në fuqi
21 maj 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 86

AKT NORMATIV

Nr. 4, datë 21.5.2013

PËR ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE USHTARAKE TË BRITANISË SË MADHE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT DETARE - AMFIBE “ALBANIAN LION, 2013”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 14 të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare - amfibe “Albanian Lion, 2013”, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.

Neni 2

Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3000 (tre mijë) trupave ushtarake të Britanisë së Madhe.

Neni 3

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarake (NEO-Non-Combatant Evacuation Operations) nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.

Neni 4

Stërvitja zhvillohet në periudhën 10 gusht - 20 shtator 2013, në rajonin e gjirit të Vlorës, gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto - Palermos, Bizë, Zall - Herr, bazat ajrore të Kuçovës e të Rinasit dhe në Poshnjë, Berat.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.