Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë më 16.12.2025
Ligji nr. 92/2026, datë 18 shtator 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 92/2026
- Data e miratimit
- 18 shtator 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 220
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 220
LIGJ
Nr. 92/2026
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR THEMELIMIN E KOMISIONIT
NDËRKOMBËTAR TË KËRKESAVE PËR UKRAINËN, BËRË NË HAGË MË 16.12.2025
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën,
bërë në Hagë më 16.12.2025, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 18.9.2026
Shpallur me dekretin nr. 511, datë 6.10.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
KONVENTA PËR THEMELIMIN E KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR TË
KËRKESAVE PËR UKRAINËN
Hagë, më 16.XII.2025
PREAMBULA
Nënshkruesit e kësaj Konvente,
Duke ditur detyrimet e të gjitha shteteve sipas nenit 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë
detyrimin për tu përmbajtur në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i
forcës ndaj integritetit territorial apo pavarësisë politike të ndonjë shteti, apo të çfarëdo lloj mënyre
tjetër që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara, si dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre
ndërkombëtare me mjete paqësore;
Duke shprehur shqetësim të thellë për humbjen e jetëve njerëzore, zhvendosjen e civilëve,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.