Ligj

Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017

Ligji nr. 94/2026, datë 18 shtator 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
94/2026
Data e miratimit
18 shtator 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 220
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 220

LIGJ

Nr. 94/2026

PËR PRANIMIN E VENDIMIT DEC-I 1/119-VI/2024, TË KËSHILLIT TË

ANËTARËVE TË KËSHILLIT NDËRKOMBËTAR TË ULLIRIT PËR NDRYSHIMIN E

NENIT 36 TË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE PËR VAJIN E ULLIRIT DHE

ULLINJTË E TAVOLINËS, 2015, ADERUAR ME LIGJIN NR. 112/2017

Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të

Ullirit për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e

Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë

përbërëse e tij.

Neni 2

Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 18.9.2026.

Shpallur me dekretin nr. , datë .10.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj

VENDIMI DEC-I 1/119-VI/2024

PËR NDRYSHIMIN E NENIT 36 TË MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE PËR

VAJIN E ULLIRIT DHE ULLINJTË E TAVOLINËS, 2015

Këshilli i Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit,

duke pasur parasysh Marrëveshjen Ndërkombëtare të 2015-ës dhe më konkretisht nenet 32 dhe 36

të saj për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.