Për disenjot
Ligji nr. 96/2026, datë 18 shtator 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 96/2026
- Data e miratimit
- 18 shtator 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 220
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 220
LIGJ
Nr. 96/2026
PËR DISENJOT1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton:
1. Rregullat, kriteret dhe procedurat për regjistrimin e disenjove;
2. Të drejtat që rrjedhin prej regjistrimit të disenjove;
3. Rregullimin e disenjove si objekte të pronësisë dhe procedurat për regjistrimin e ndryshimeve në
regjistrin e disenjove;
4. Rregullat, kushtet e procedurat për heqjen dorë dhe pavlefshmërinë e disenjove;
5. Mbrojtjen e të drejtave të disenjove në rastet e shkeljes së tyre.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe rregullimi i marrëdhënieve juridike që lidhen me
disenjot në territorin e Republikës së Shqipërisë
Neni 3
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për:
a) kërkesat për regjistrimin e disenjove;
b) disenjot e krijuara;
c) regjistrimet ndërkombëtare të disenjove.
Neni 4
Përkufizime
1 Ky ligj përafron:
- plotësisht direktivën (BE) 2024/2823 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 23 tetor 2024 për mbrojtjen ligjore
të disenjove; Fletore Zyrtare seria L, 2024/2823, 18.11.2024, ELI: http://data.europa.eu/eli/dir/2024/2823/oj, CELEX
number: 32024L2823;
- pjesërisht rregulloren (BE) 2026/715 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 mars 2026, mbi dizenjot e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.