Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, "Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike"

Ligji nr. 99/2026, datë 24 shtator 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
99/2026
Data e miratimit
24 shtator 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 224
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 224

LIGJ

Nr. 99/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 236, DATË 18.2.2010,

“PËR MARRJEN NË KONTROLL TË SHOQËRIVE ME OFERTË PUBLIKE”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 2 e nenit 1 ndryshohet, si më poshtë:

“2. Ky ligj zbatohet për:

a) ofertat e shpallura publikisht për marrjen në kontroll të aksioneve me të drejtë vote, të emetuara

nga shoqëri publike me seli në Republikën e Shqipërisë, kur këto aksione, të gjitha apo një pjesë e tyre,

janë të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar në Republikën e Shqipërisë;

b) ofertat e shpallura publikisht për marrjen në kontroll të aksioneve me të drejtë vote, të emetuara

nga shoqëri publike me seli në Republikën e Shqipërisë, kur këto aksione, të gjitha apo një pjesë e tyre,

janë të pranuara për tregtim në një treg të rregulluar në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian ose të

Zonës Ekonomike Evropiane;

c) ofertat e shpallura publikisht për marrjen në kontroll të titujve me të drejtë vote, të emetuara nga

shoqëri publike me seli në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian ose të Zonës Ekonomike Evropiane,

kur këta tituj, të gjithë apo një pjesë e tyre, janë të pranuar për tregtim në një treg të rregulluar në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.