Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Akti normativ nr. 4/2026, datë 25 shtator 2026, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 4/2026
- Data e miratimit
- 25 shtator 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 209, 29 shtator 2026
- Hyn në fuqi
- 29 shtator 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 209, datë 2026-09-29
AKT NORMATIV
Nr. 4, datë 25.9.2026
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli
i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas pikës 10, të nenit 109, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr. 61/2012, “Për akcizat në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet pika 11, me këtë përmbajtje:
“11. Përjashtimisht, në rastet kur në bazë të vendimit të Bordit të Transparencës dhe
Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të
Naftës dhe Gazit (në vijim Bordi), i ngritur sipas ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për
përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të
ndryshuar, çmimi tavan për shitjen me pakicë për benzinën dhe gazoilin është mbi nivelet e
mëposhtme:
a) 200 lekë/litri për benzinën;
b) 220 lekë/litri për gazoilin,
niveli i akcizës së këtyre produkteve zbatohet në masën 80% të niveleve të caktuara në
shtojcën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij ligji, si më poshtë vijon:
i. benzinë, sipas kodeve të NKM-së: 27101245 dhe 27101249, niveli i akcizës është
31.50098 lekë/litri;
ii. gazoil, sipas kodit të NKM-së: 27101944, niveli i akcizës është 31.50098 lekë/litri.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.