Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, i ndryshuar
Ligji nr. 54/2026, datë 21 maj 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 54/2026
- Data e miratimit
- 21 maj 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 127, 19 qershor 2026
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2026-06-19
LIGJ
Nr. 54/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 29/2024,
“PËR BURIMET UJORE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”,
i ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Pika 35 ndryshohet si më poshtë:
“35. “Ministri” është ministri i ministrisë përgjegjëse për burimet ujore.”.
2. Pas pikës 35 shtohet pika 35/1 me këtë përmbajtje:
“35/1. “Ministria” është ministria përgjegjëse për burimet ujore.”.
Neni 2
Në përmbajtjen e ligjit togfjalëshi “me propozim të Kryeministrit” zëvendësohet me togfjalëshin
“me propozim të ministrit”.
Në nenin 6, pika 1, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “b/1” me këtë përmbajtje:
“b/1) Ministria.”.
Neni 3
Në nenin 7, pika 1, shkronja “a” shfuqizohet.
Neni 4
Neni 5
Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 7/1
Ministria
Ministria, në cilësinë e autoritetit qendror politikëbërës në sektorin e ujërave, ushtron kompetencat
e saj në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore në zbatim të tij:
a) duke përcaktuar vizionin, objektivat dhe orientimet strategjike të politikave, programeve dhe
instrumenteve planifikuese për menaxhimin e integruar, të qëndrueshëm dhe të mbrojtur të burimeve
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.