Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar
Ligji nr. 117/2024, datë 12 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 117/2024
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 221, 27 dhjetor 2024
- Hyn në fuqi
- 11 janar 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 221, datë 2024-12-27
LIGJ
Nr. 117/2024
PËR MIRATIMIN E RRITJES SË KUOTËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
NË FONDIN MONETAR NDËRKOMBËTAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë pranon rritjen e kuotës në Fondin Monetar Ndërkombëtar sipas rezolutës nr.
79-1, datë 15 dhjetor 2023, të Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Neni 2
1. Banka e Shqipërisë është autoriteti përgjegjës për rritjen e kuotës së Republikës së Shqipërisë në
Fondin Monetar Ndërkombëtar.
2. Pagesa për rritjen e kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, sipas
nenit 1 të këtij ligji, kryhet nga Banka e Shqipërisë me fondet e saj.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.12.2024.
Shpallur me dekretin nr. 425, datë 23.12.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.