Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera

Ligji nr. 118/2024, datë 12 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
118/2024
Data e miratimit
12 dhjetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 221, 27 dhjetor 2024
Hyn në fuqi
11 janar 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 221, datë 2024-12-27

LIGJ

Nr. 118/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

PËR BASHKËPUNIMIN NË MBROJTJE NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE DHE TË

TJERA

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së

Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera sipas

tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.12.2024.

Shpallur me dekretin nr. 426, datë 23.12.2024, të presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË PËR BASHKËPUNIMIN NË MBROJTJE

NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE DHE TË TJERA

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

dhe

Qeveria e Republikës së Sllovenisë

(në vijim të referuara si “Palët”);

Të bindur për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në parandalimin dhe zbutjen e

pasojave të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera (në vijim e referuar si “katastrofa”);

Duke marrë parasysh rolin e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.