Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2021, "Për ndarjen e shoqërisë 'Hekurudha shqiptare' sh.a."
Ligji nr. 119/2024, datë 12 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 119/2024
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 221, 27 dhjetor 2024
- Hyn në fuqi
- 11 janar 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 221, datë 2024-12-27
LIGJ
Nr. 119/2024
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 90/2021,
“PËR NDARJEN E SHOQËRISË ‘HEKURUDHA SHQIPTARE’ SHA”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë ‘Hekurudha shqiptare’ sh.a.” bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:
Neni 1
1. Në nenin 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Shoqëria “Hekurudha shqiptare” sh.a., ndahet në dy shoqëri pritëse si më poshtë:
a) shoqëria aksionare për infrastrukturën hekurudhore (në vijim administruesi i infrastrukturës);
b) shoqëria aksionare hekurudhore për transportin e udhëtarëve dhe mallrave, si dhe për mirëmbajtjen
e mjeteve lëvizëse (në vijim sipërmarrësi hekurudhor).”.
b) Në pikën 2 fjalët “ministria përgjegjëse për ekonominë” zëvendësohen me fjalët “ministria
përgjegjëse për transportin hekurudhor”.
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Përgjegjësitë e sipërmarrësit hekurudhor
1. Sipërmarrësi hekurudhor është përgjegjës për administrimin, funksionimin e shërbimeve kombëtare
dhe ndërkombëtare të transportit hekurudhor të udhëtarëve nëpërmjet lokomotivave dhe vagonëve të
udhëtarëve, të blerë ose të marrë me qira, duke garantuar:
a) performancën e lartë të këtij lloj transporti;
b) miradministrimin e aseteve të mjeteve lëvizëse.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.