Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin "Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë", ratifikuar me ligjin nr. 57/2015
Ligji nr. 116/2024, datë 12 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 116/2024
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 213, 19 dhjetor 2024
- Hyn në fuqi
- 19 dhjetor 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 213, datë 2024-12-19
LIGJ
Nr. 116/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH
TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR PROJEKTIN
“PËR PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË SHËNDETËSISË”,
RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 57/2015
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Për
përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr. 57/2015, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 12.12.2024.
Shpallur me dekretin nr. 404, datë 17.12.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
(Logo) BANKA BOTËRORE
IBRD IDA | GRUPI I BANKËS BOTËRORE
EMANUEL SALINAS
Menaxher Vendi
Shqipëri
Shkëlqesisë së Tij Ervin Mete
Ministër
Ministria e Financave
I nderuar z. Ministër,
16 korrik 2024
Shqipëria: Projekti i Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor
(Huaja nr. 8466-AL)
Rishpërndarja e të ardhurave nga Huaja
Ne i referohemi: a) Marrëveshjes së Huas, datë 24 mars 2015, ndërmjet Republikës së Shqipërisë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.