Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar", i ndryshuar

Ligji nr. 126/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
126/2024
Data e miratimit
19 dhjetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 14 janar 2025
Hyn në fuqi
29 janar 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2025-01-14

LIGJ

Nr. 126/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 091, DATË 5.3.2009,

“PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË AUDITUESIT

LIGJOR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR”, I NDRYSHUAR1

Në bazë të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor

dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në pikën 2, të nenit 1, pas fjalës “të konsoliduara” shtohen fjalët “dhënien e sigurisë për raportimin

vjetor dhe të konsoliduar të qëndrueshmërisë”.

Neni 2

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Shkronja “c”, e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“c) kryhet në mënyrë vullnetare, me kërkesë të ortakëve/aksionerëve të njësisë ekonomike, në zbatim

të standardeve ndërkombëtare të auditimit të shpallura të detyrueshme dhe kërkesave të këtij ligji.”.

2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. “Auditues ligjor i huaj” është personi i miratuar dhe i regjistruar për kryerjen në një shtet tjetër të

auditimit ligjor të pasqyrave financiare vjetore, individuale ose të konsoliduara, apo për dhënien e sigurisë

për raportimin e qëndrueshmërisë së personave juridikë, kur kjo e fundit është e zbatueshme,”.

3. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.