Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare
Ligji nr. 122/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 122/2024
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 7 janar 2025
- Hyn në fuqi
- 22 janar 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 2025-01-07
LIGJ
Nr. 122/2024
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR NJOHJEN DHE EKZEKUTIMIN
E VENDIMEVE GJYQËSORE TË HUAJA NË ÇËSHTJET CIVILE OSE TREGTARE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe të nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet
Civile ose Tregtare, bërë në Hagë më 2 korrik 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është
pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 19.12.2024.
Shpallur me dekretin nr. 431, datë 27.12.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
KONVENTA PËR NJOHJEN DHE EKZEKUTIMIN E
VENDIMEVE GJYQËSORE TË HUAJA NË ÇËSHTJET CIVILE OSE TREGTARE
(nënshkruar më 2 korrik 2019)
Palët kontraktuese të kësaj Konvente,
duke synuar promovimin e aksesit efektiv në drejtësi për të gjithë dhe lehtësimin e tregtisë dhe
investimeve shumëpalëshe të bazuara në rregulla, si edhe të lëvizjes, nëpërmjet bashkëpunimit gjyqësor;
duke besuar se ky bashkëpunim mund të rritet me krijimin e një grupi të unifikuar rregullash themelore
për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja në çështjet civile ose tregtare, me qëllim
lehtësimin e njohjes dhe ekzekutimit të efektshëm të këtyre vendimeve gjyqësore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.