Ligj

Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 125/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
125/2024
Data e miratimit
19 dhjetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 15 janar 2025
Hyn në fuqi
30 janar 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2025-01-15

LIGJ

Nr. 125/2024

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT USHTARAK

REZERVIST NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 166 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e shërbimit rezervist në Republikën e

Shqipërisë, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private

për mobilizimin dhe shërbimin ushtarak në rezervë.

Neni 2

Qëllimi

Shërbimi ushtarak rezervist shërben për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e

strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe

operacionalitetit të kërkuar, rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të

gjendjes së sigurisë, si dhe për plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO-s, operacioneve

në përgjigje të krizave, operacioneve të mbështetjes së paqes e të sigurisë rajonale e globale, si dhe

operacioneve të emergjencave civile.

Neni 3

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Strukturë rezerviste” është struktura e Forcave të Armatosura, e organizuar dhe e kompletuar me

armatim, pajisje, teknikë, infrastrukturë dhe një minimum personeli aktiv për trajnim dhe mirëmbajtje,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.