Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve”
Ligji nr. 52/2026, datë 21 maj 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 52/2026
- Data e miratimit
- 21 maj 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 127, 19 qershor 2026
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2026-06-19
LIGJ
Nr. 52/2026
PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE PËR PUNIMET
E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE PËR PROJEKTIN “PORTA E ALPEVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet kontrata financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 21.5.2026.
Shpallur me dekretin nr. 355, datë 12.6.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Për përdorim korporativ.
Numri i kontratës (FI N°) 89097
Numri i veprimit (Serapis N°) 2018-0022
PUNIMET E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE PËR PROJEKTIN PORTA E ALPEVE
EFSD + Dritarja e Synuar për Investime 1
Kontratë Financiare Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve
Tiranë, më 30 janar 2026.
Luksemburg, më 30 janar 2026.
Duke pasur parasysh se:
Interpretimi dhe përkufizimet:
Neni 1
1.1 Shuma e kredisë
1.2 Procedura e disbursimit
1.2.A Transhet
1.2.B Oferta e disbursimit
1.2.C Letra e pranimit të disbursimit
1.2.D Llogaria e disbursimit
1.3 Valuta e disbursimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.