Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotikë dhe lëndët psikotrope", i ndryshuar
Ligji nr. 128/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 128/2024
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 20 janar 2025
- Hyn në fuqi
- 4 shkurt 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2025-01-20
LIGJ
Nr. 128/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7975, DATË 26.7.1995,
“PËR BARNAT NARKOTIKË DHE LËNDËT PSIKOTROPE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotikë dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshon si më poshtë:
“Për lëndët narkotike, psikotrope dhe të kontrolluara”.
Neni 2
Në të gjithë përmbajtjen e ligjit:
a) termi “tabelë” zëvendësohet me termin “grup”, me përjashtim të përcaktimeve në nenet 45
dhe 50, ku termi “tabelë” zëvendësohet me termin “listë”;
b) termi “bar/barna” zëvendësohet me termin “lëndë” në titullin e projektligjit dhe në të gjithë
përmbajtjen e tij, me përjashtim të neneve 66, 67, 68, 69, 85, 86, 87 të ligjit.
c) togfjalëshi “Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave” (QKKB) zëvendësohet me
togfjalëshin “Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM)”.
Neni 3
Në nenin 1 dhe nenin 79 pas fjalës “psikotrope” shtohet togfjalëshi “dhe lëndëve të
kontrolluara”.
Neni 4
Në nenin 2 shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje:
“Në kuptim të këtij ligji, lëndë të kontrolluara janë lëndë të cilat nuk janë të klasifikuara si lëndë
narkotike dhe psikotrope në bazë të konventave ndërkombëtare, por kanë potencial për
keqpërdorim apo varësi.”.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.