Ligj

Për mbrojtjen e të dhënave personale

Ligji nr. 124/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
124/2024
Data e miratimit
19 dhjetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 17 janar 2025
Hyn në fuqi
1 shkurt 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2025-01-17

LIGJ

Nr. 124/2024

PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave

personale të tyre.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të

drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 3

Fusha e zbatimit lëndor

1. Ky ligj zbatohet kur të dhënat personale përpunohen tërësisht ose pjesërisht, me mjete

automatike, si dhe për përpunimin e të dhënave personale, që janë pjesë e një sistemi arkivimi ose

kanë për qëllim të bëhen pjesë e një sistemi arkivimi kur përpunimi nuk kryhet me mjete

automatike.

2. Ky ligj nuk zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga personat fizikë për qëllime

personale ose familjare.

Neni 4

Fusha e zbatimit territorial

1. Ky ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave personale:

a) në kuadër të veprimtarive të një kontrolluesi ose përpunuesi të vendosur në Republikën e

Shqipërisë, pavarësisht nëse përpunimi zhvillohet ose jo në Republikën e Shqipërisë;

1 Ky ligj është përafruar plotësisht me:

- rregulloren (BE) nr. 679/2016, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizikë, në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.