Ligj

Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake

Ligji nr. 127/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
127/2024
Data e miratimit
19 dhjetor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 227, 31 dhjetor 2024
Hyn në fuqi
15 janar 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 227, datë 2024-12-31

LIGJ

Nr. 127/2024

PËR SHFUQIZIMIN E MASAVE ADMINISTRATIVE TË VENDOSURA NGA DATA

1 JANAR 2015 DERI MË 30 NËNTOR 2024 NGA INSPEKTORATET VENDORE

TË MBROJTJES SË TERRITORIT, INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES

SË TERRITORIT, AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT, INSPEKTORATI

SHTETËROR SHËNDETËSOR, SI DHE POLICIA E SHTETIT E POLICIA

BASHKIAKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozim të një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

VENDOSI:

Neni 1

Masat administrative që shfuqizohen

Shfuqizohen të gjitha masat administrative të paekzekutuara deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, të

vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 nga Inspektoratet Vendore të Mbrojtjes së

Territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati

Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake.

Neni 2

Përfituesit

1. Individët dhe/ose personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa

leje apo njoftim paraprak, në ndërtime për qëllime banimi, në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit,

magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe mbajtjes

të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.

2. Individët dhe/ose personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.