Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit "Laboratorët inteligjentë (Smart Labs)-digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar"
Ligji nr. 121/2024, datë 19 dhjetor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 121/2024
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 224, 30 dhjetor 2024
- Hyn në fuqi
- 14 janar 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 224, datë 2024-12-30
LIGJ
Nr. 121/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LABORATORËT INTELIGJENTË (SMART LABS) – DIGJITALIZIMI I SISTEMIT ARSIMOR SHQIPTAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja kuadër e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 19.12.2024.
Shpallur me dekretin nr. 428, datë 26.12.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
LD 2175 (2023)
MARRËVESHJE KUADËR HUAJE
NDËRMJET BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS
DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar
Tabela e përmbajtjes
1. Interpretimi
1.1 Përkufizimet
1.2 Interpretimi
1.3 Titujt
1.4 Rrumbullakosja
2. Kushtet
3. Qëllimi
4. Kushtet financiare
4.1 Shuma e Huas
4.2 Shuma e disbursimit
4.3 Procedura e disbursimit
4.4 Periudha e disbursimit
4.5 Kushtet e disbursimit
4.6 Shlyerja
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.